Gjen një çantë në ishullin grek, turisti lajmeron urgjent pölicine kur sheh çfarë kishte brenda saj!

Gjeti një çantë të madhe në ishullin grek, por kur e hapi tursiti ka mbetur i tmerruar pasi pa se çfarë ndodhej brenda saj. Mediat vendase raportojnë se turisti ishte duke eksploruar plaazhin Fykios, ku pikasi çantën dhe, pasi e hapi, gjeti dy trupa të dekompozuar.

Qendra shëndetësore e Naxos, për shkak të dekompozimit të avancuar të njërit prej trupave, nuk mund të sqarojë nëse i përket një burri apo një gruaje.

Nga ana tjetër, për të dytin ende nuk është sqaruar nëse mund të jetë trup njeriu apo kafshe. Pritet të kryehen autopsia e plotë, për të zbuluar më tepër rreth kësaj ngjarjee.