Ky eshte ishulli ne Itali qe paguan 15,000 euro për të jetuar atje

Qeveria e ishullit mesdhetar Sardenja po paguan grante të majme për blerjen dhe rinovimin e pronave rurale në ishullin e bukur italian. Nëse keni ëndërruar gjithmonë të kaloni ditët tuaja në fshatin italian , atëherë mund të jeni me fat; një ishull spektakolar po ofron t’u paguajë njerëzve 12,700 £ për t`u transferuar në qytetet dhe fshatrat e tij rurale.

Qeveria e ishullit Sardenja ka njoftuar se do të ofrojë një grant prej 15,000 euro për këdo që dëshiron të zhvendoset në këtë destinacionin e ëndrrave.

Një total prej 38 milionë fondesh janë caktuar për këtë skemë, e cila synon të lu fto jë popullsinë në pakësim të qyteteve dhe fshatrave rurale të ishullit të Sardenjës.

Ishulli i Sardenjës shtrihet në perëndim të Italisë kontinentale dhe është ishulli i dytë më i madh në Detin Mesdhe, pas Siçilisë.

Është e qartë pse dikush do të dëshironte të transferohej atje, duke pasur parasysh motin e jashtëzakonshëm të ishullit, plazhet e famshme botërore dhe kuzhinën e shijshme lokale.