Ndodh në Vlore, Italiani harron Portofolin në një piceri të nesërmen takon pronaren dhe mbetet pa fjalë nga reagimi saj

Dhe Michele zyrtar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave në Itali, ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime me familjen. Ata kanë qëndruar në qendër të qytetit të Vlorës dhe kanë vizituar plazhet e jugut.

Në një nga netët e pushimeve Matera është ulur me familjen në një nga piceritë tradicionale, ai e tregon me detaje të gjithë darkën, pasi ka paguar është larguar. Mirëpo, nuk e kishte kuptuar se mbi banak kishte lënë çantë me dokumente dhe paratë.

“Të nesërmen rreth orës 10 të mëngjesit, mbaroj së përgatituri për në plazh, vetëm atëherë e kuptoj se nuk e kam më çantën me vete. Menjëherë më zuri paniku dhe duke llogaritur, i vetmi vend që mund ta kisha humbur ishte në atë piceri”, thotë ai.

I hutuar dhe i demoralizuar, mendoj se deri tani nuk më ka mbetur gjë tjetër për të bërë dhe nuk më kishte mbetur gjë tjetër veçse të shkoja në komisariat dhe të raportoja humbjen. Ndërsa kthehesha për t’u kthyer në makinën time, dëgjova një zë, pas meje, që më thërriste: kjo është e jotja”, tregon italiani Michele.