Pensionet zvicerane së shpejti do të paguhen edhe në këtë shtet

Para se pensionet të rrjedhin në Shqipëri, parlamentet e dy vendeve duhet të miratojnë marrëveshjen. Dhe kjo duket pothuajse e sigurt. Pensionistët me shtetësi të Shqipërisë, të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë në Zvicër.

Të gjithë të moshuarit e huaj që kanë punuar në Zvicër duan që pjesën e mbetur të jetës ta kalojnë në atdheun e tyre. Pensionistët shqiptarë në Zvicër ende kanë dilema rreth kësaj, sepse po të kthehen, nuk do të marrin AHV-në.

Pra ata nuk vendosin lehtë për kthimin edhe nëse kanë punuar me dekada në Zvicër, prandaj kanë të drejtë për pension. Shkak për këtë është mungesa e një marrëveshjeje të sigurimeve shoqërore mes Zvicrës dhe Shqipërisë, e cila është parakusht që pensionet të paguhen jashtë vendit.

Zvicra tani ka marrëveshje të tilla me të gjitha vendet e Ballkanit – përveç me Shqipërinë. Pensionistët nga Kosova, për shembull, janë të fundit që kanë arritur ta gëzojnë këtë të drejtë, Ata mund të marrin pensionet e tyre AHV dhe IV në shtëpi që nga viti 2019.