Bëhuni gati, Mot me shi, rrufe e breshër gjatë javë së ardhshme

Moti do të ndryshoi javën e ardhshme. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ndryshueshëm gjatë javë së ardhshme.

Sipas IHMK-së gjatë javës moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje shiu i shoqëruar me shkarkime rrufesh e në disa zona edhe breshër. “Ditët e fundit të gushtit vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke mundësuar mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ekziston rre zik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë”, thuhet në njoftim. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë, Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.