Pini gjysem luge uthull molle para vaktit te drekes: Trajton nje pröblem mjaft te perhapur

Sipas një studimi publikuar në revistën shkencore përdorimi i uthullës së mollës vjen me shumë përfitime shëndetësore të cilat duket se janë lënë në hijë nga maskat dhe recetat e bukurisë që kanë për bazë këtë eliksir.

Mineralet dhe vitaminat e gjendura në uthullën e mollës nuk janë të mira vetëm për flokët e lëkurën, pasi vetitë kuruese të këtij lëngu magjik janë gjithashtu të shumta. Një nga sëmundjet që mund të parandaloni apo dhe të trajtoni me uthullën e mollës është diabeti i tipit 2.

Ekspertët kanë dalë në përfundimin se pirja e një përzierje 1:2 uthull molle: ujë përpara vaktit të drekës ul nivelin e lartë të sheqerit në gj ak me 6% dhe e mban në normë.

Uthulla e mollës është e pasur me vitamina E, A dhe minerale si magnez, hekur, kalcium etj dhe më poshtë do të lexoni disa përfitime të tjera të saj

Ndihmon për t’u dobësuar: Nëse po përpiqeni të humbisni disa kile, është koha të nisni të përdorni uthullën e mollës. Studimet kanë treguar se ky lëng të jep ndjesinë e ngopjes dhe ul gjithashtu indeksin e glicemikës nga ushqime me shumë karbohidrate. Mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur duke pakësuar lëshimin e glukozës tek enët.