Nga 1 Shtatori viti i ri ѕhkollor do të niѕë me ndryshim të ri

Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka njoftuar se viti i ri shkollor do të fillojë me Abetaren e Përbashkët Unike. Sipas kësaj ministrie, Abetarja e Përbashkët Unike tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.

“Sot është dita e parë që mësuesit tanë në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor”.

“Nuk mund të nisnim më mbarë se sa me trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi”.

“Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit”.