Rama: Shqipëria është unike, reagon аѕhрeer Rusisë sepse nuk ka nevojë për gazin e tyre

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se Shqipëria reagon аѕhрeer ndaj Moskës sepse nuk ka nevojë për gazin rus.

Rama u pyet lidhur me qëndrimin që do ta mbaj përballë ofensivës ruse, duke marrë në konsideratë edhe faktin se Shqipëria sapo ka ar rest uar “dy shtetas rusë dhe një ukrainase që tentuan të hynin në një fabrikë us htar ake”.

Sipas kryeministrit vendi ndodhet në kushte të tjera krahasuar me ato të vendeve të BE që janë të varur nga Rusia për energjinë. “Shqipëria është shumë unike. Ne nuk kemi nevojë për gazin rus. Prandaj reagojmë fort ndaj Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie kundrejt Rusisë.

Në perandoritë sovjetike, monumenti i Stalinit u hoq me hijeshi në vitet 70, ndërsa ne e mbajtën edhe pas rënies së murit të Berlinit. Prodhimi ynë i energjisë është në bazë ujore. Kemi marrë një vendim kurajoz për të mos prekur çmimet për familjarët dhe bizneset e vogla.