Shuma e “cmendur”/ A është kjo pasuria e vërtetë e Ervis Martinajt?

Ervis Martinaj, një nga emrat më në zë të botës së krimit dhe biznesit në Shqipëri, llogaritet se ka një pasuri prej rreth 600 milionë euro. Kjo të paktën sipas gazetares së kronikës, Anila Hoxha e cila ka thënë se “Ervis Martinaj llogaritet se nga bota e errët vendosi një pasuri gati 600 milionë euro”.

Shifra është gati e pabesueshme, por jo për ata të cilët njohin botën e lojërave të fatit në Shqipëri, treg të cilin Martinaj e ka dominuar për një kohë të gjatë, deri sa u ndaluan me ligj.

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje tërënda kri min ale. Po ashtu Martinaj ishte i përfshirë në masakrën e ndodhur në Bllok në 4 tetor 2018, ndërsa pas kësaj ngjarje ai u arr es tua por më pas u la i lirë pasi pagoi një shumë të madhe parash.